Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shtatë vjeçari që u rrit me derra

NULL NULL
09.07.2015 15:30

Kur punonjësit social kanë vizituar një familje në qytetin Fangyu, në Kinën Qendrore, nuk u besuan syve.

Ata kanë gjetur një djalë rreth shtatë vjet, i cili ka jetuar me derra, e që nuk ishte i aftë të komunikonte me njerëz.

Djali është identifikuar si Liu Hongbo, dhe fqinjët kanë thënë se ata shumë shpesh i kanë dëgjuar të qarat e djalit, pasi që nëna e tij e rrahte.

“Kur dikush shkonte t’i thoshte që të ndalonte, ajo vetëm qeshte sikurse asgjë të mos ndodhte”, është shprehur njëri nga fqinjët.

Shërbyesit social, e gjetën djalin teksa po flinte në një stallë derrash dhe “vinte erë derri”.

Menjëerë ata kanë marrë masa dhe e kanë dërguar të jetojë me hallën e tij.

Tani për tani ai nuk është në gjendje të flas, por psikologët besojnë që  nëse ai qëndron në një ambient normal, do të ketë mundësi të flas e të ketë një jetë normale.

 

djali

lajme të ngjashme