Shtatë të vdekur nga sulmi i bandave në Haiti NULL NULL 27.08.2023 13:48 27.08.2023 13:48 Një bandë në Haiti ka qëlluar dhe vrarë të paktën shtatë persona që po marshonin në një protestë të madhe të organizuar nga një udhëheqës i kishës. Qindra famullitarë marshuan nëpër periferi të kryeqytetit, Port-au-Prince, në përpjekje për të pastruar zonën nga anëtarët e bandave. Mësohet se banda ka hapur zjarr ndaj tyre me automatikë. Dhuna në rritje e bandave në Haiti ka lënë më shumë se 2,400 njerëz të vdekur vetëm në vitin 2023. Ekziston frika se numri i të vdekurve nga të shtënat e së shtunës mund të rritet, me disa persona të plagosur dhe të tjerë të rrëmbyer. Protesta ndodhi në periferi të Kanaanit, e cila u themelua nga të mbijetuarit e tërmetit shkatërrues të vitit 2010, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.