Shtatë ankesa në PZAP, certifikimi tek javën tjetër – gazetari Gajtani sjellë detajet (VIDEO) NULL NULL 02.02.2026 12:22 02.02.2026 12:22 Shtatë ankesa janë dorëzuar deri sot, në orën 10:00, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa para se të bëhet certifikimi i rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani, ka njoftuar se dy ankesa janë të ish-kandidatit të PDK-së, Bekim Haxhiu, dy nga NDS, partia e Emilja Rexhepit, 1 nga Lista Serbe, 1 nga Partia e Romëve të Bashkuara të Kosovës dhe 1 nga koalicioni PDAK-LPB. Për trajtimin e tyre, PZAP ka afat 96 orë, ndërsa më pas rrjedh afati 48 orësh për ankesa në Supreme, gjykatë kjo që ka 5 ditë kohë për trajtim dhe vendosje. Rrjedhimisht, certifikimi mund të bëhet tek në mesin e javës tjetër./Klankosova.tv