SHSKUK shpreh ngushëllime për vdekjen e infermieres Luljeta Statovci NULL NULL 2 javë më parë 2 javë më parë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) i shpreh ngushëllime familjes dhe personelit shëndetësor për vdekjen e infermieres së Klinikës së Oftalmologjisë, Luljeta Statovci. Statovci ndërroi jetë si pasojë e COVID-19, transmeton Klan Kosova. “Luljeta njihej si punëtore e zellshme dhe profesionale, duke ndihmuar pacientët”. “Së fundmi, ishte diagnostikuar me COVID-19, përkundër trajtimit për më shumë se 3 javë dhe përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësorë, ajo nuk arrite të mbijetonte”, thuhet në postimin e SHSKUK-së në rrjetin social Facebook.