SHSKUK: Po trajtohen vetëm 63 pacientë me COVID-19 NULL NULL 29.05.2021 15:16 29.05.2021 15:16 Numri i pacientëve që po trajtohen në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, si pasojë e COVID-19, është ulur dukshëm. Sipas raporteve ditore nga klinikat e QKUK-së dhe shtatë spitaleve të përgjithshme, në trajtim janë 153 pacientë, prej tyre vetëm 63 pacientë COVID-19 pozitivë, 105 me oksigjenoterapi dhe 6 në gjendje të rënduar shëndetësore. Klinika e Gjienkologjisë dhe Klinika e Pediatrisë nuk kanë asnjë pacientë me COVID-19, transmeton Klankosova.tv. Në QKUK janë të shtrirë 92 pacientë, pesë prej tyre janë në gjendje të rënduar. 93 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, pesë në gjendje të rënduar dhe 63 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave Klinika Infektive, 31 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 60 pacientë 1 në gjendje të rënduar 29 të konfirmuar pozitivë 42 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme Spitali i Prizrenit, 7 pacientë Spitali i Gjakovës, 11 pacientë Spitali i Pejës, 20pacientë Spitali i Gjilanit, 9 pacientë Spitali i Ferizajt, 3 pacientë Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë