ShSKUK: Në trajtim janë 14 pacientë me COVID-19 NULL NULL 20.03.2022 11:20 20.03.2022 11:20 Foto ilustruese: ShSKUK Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës bën të ditur se 14 pacientë pozitivë me COVID-19 dhe tre të tjerë postCOVID, janë duke marrë trajtim mjekësor në spitalet rajonale dhe në klinikat e QKUK-së. Me oksigjenoterapi janë nëntë pacientë, kurse në mjekim intensiv po trajtohen dy pacientë. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 8 pacientë; Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë; Klinika e Pediatrisë , 2 pacientë; Spitali i Pejës, 2 pacientë; Spitali i Prizrenit , 1 pacient; Spitali i Gjakovës, 2 pacientë.