ShSKUK: 36 pacientë trajtohen për COVID-19 NULL NULL 13.11.2021 11:12 13.11.2021 11:12 Foto ilustruese: ShSKUK Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 36 pacientë nga COVID-19. Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se 13 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 23 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-Covid, 14 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe një është në mjekim intensiv, transmeton Klankosova.tv. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 5 pacientë; Klinika e Pulmologjisë, 18 pacientë, post-covid; Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient; Spitali i Prizrenit, 1 pacientë; Spitali i Gjakovës, 5 pacientë; Spitali i Pejës, 4 pacientë; Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.