Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ShSKUK: 36 pacientë me COVID-19 po trajtohen

NULL NULL
12.11.2021 12:19

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se  janë duke u trajtuar 36 pacientë për COVID-19.

Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se nga këta persona 12 janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 24 të tjerë janë postcovid.

Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka një pacient.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19;

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient;

Spitali i Prizrenit, 1 pacientë;

Spital i Pejës, 4 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 4 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme