Shqiptarja Tina Rama impresionon në The Voice of Holland (VIDEO) NULL NULL 11.11.2017 13:27 11.11.2017 13:27 Shqiptarja Tina Rama ka provuar fatin e saj në audicionet e shout “The Voice” në Holandë, përcjell Klan Kosova. Ajo kishte përzgjedhur këngën “Issues” nga Julia Michaels. Krejt në fund të performancës së saj, tre nga katër gjyqtarët e “The Voice” vendosën t’ia japin besimin Ramës dhe shtypën butonat e tyre. Mbetet të shihet në vijim se sa larg do të shkojë ajo në këtë kompeticion.