Shqiptari kapet në Vërmicë me substancë të mundshme eksplozive NULL NULL 10.06.2025 08:25 10.06.2025 08:25 Ditë më parë, një shtetas i Shqipërisë është kapur me shtatë bidon të mbushura me lëndë të panjohura. Policia bën të ditur se më 9 qershor pra dje, është vërtetuar se lënda është material i cili mund të përdoret edhe për eksploziv. “Ditë më parë është ndaluar i dyshuari shtetas i R. Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit të automjetit i janë gjetur dhe sekuestruar 7 bidon të mbushura me lëndë të panjohura. Më 09.06.2025 është vërtetuar se lënda është material i cili mund të përdorët edhe për eksploziv. Me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt”, thotë policia në raport, njofton Klankosova.tv.