Shqiptarët, më të stresuarit në rajon NULL NULL 26.10.2022 19:51 26.10.2022 19:51 Shqiptarët janë më të stresuarit në rajon. Kështu thotë një studim i publikuar nga Gallup, i quajtur “Indeksi i emocioneve 2021/2022”. Sipas kësaj, 59 për qind e shqiptarëve kishin përjetuar më shumë stres vitin e shkuar. Të intervistuarit thanë se kjo gjendje ka ndikuar në ndjesitë e tyre, të mira apo pozitive qofshin ato. Viti që lamë pas shënoi një rekord të ri të nivelit të stresit në mbarë botën. Krahasuar me vitin 2020, ku e gjithë bota u përfshi nga pandemia e COVID, viti 2021 tregoi se 41 për qind e të rriturve në të gjithë botën përjetuan më shumë stres se më parë, shkruan Euronews.al, përcjell Klankosova.tv