Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqiptarët e Londrës kontribuojnë për “Lidhjen e Prizrenit”

NULL NULL
19.03.2016 22:46

Në Londër sonte po organizohet mbrëmja e bamirësisë, me qëllim që të bëhet mbledhja e fondeve të nevojshme për botimin e librit të arkeologut dhe diplomatit britanik Sir. Arthur Evans për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, libër ky i edituar nga studiuesi shqiptar Bejtullah Destani.

Në lokalin Queens Arms, i cili njihet për organizime të tilla të shqiptarëve, janë mbledhur mbi 300 bashkatdhetarë, të cilët po tregohen bujarë me kontributin e tyre financiar.

Gazetarja jonë nga vendi i ngjarjes, Saranda Bujupi -Rama, bën të ditur se deri më tani janë mbledhur rreth 2200 funta, dhe sipas stafit organizativ, konkretisht Adnan Bytyqit, ata janë optimistë që shuma e nevojshme prej 5000 funtash do të mblidhet deri në fund të mbrëmjes, meqë sipas tij bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Londër janë gjithmonë aktivë për ngjarje të tilla.

Bëhet e ditur se libri do të ketë mbi 350 faqe dhe përmban artikuj të panjohur deri më tani për publikun e gjerë rreth Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga vitet 1878-1881, njofton Klan Kosova.

12380600_10156668116790015_421720771_n 12442927_10156668115785015_1055551048_n 12443076_10156668113575015_1718024940_n 12884605_10156668115205015_1535534037_n

lajme të ngjashme