Shqiponjat në finale të ESL Challenger në Australi NULL NULL 30.04.2023 07:42 30.04.2023 07:42 Shqiponjat nga Kosova ia dolën edhe njëherë tjetër. Bad News Eagles shënuan fitore në mëngjesin e së dielës ndaj Grayhound, me rezultat 2-1 me mapa, kështu duke u kualifikuar në finale të turneut ESL Challenger që po mbahet në Melbourne të Australisë. Ekipi shqiptar shënoi fitore në Mirage dhe Ancient, teksa pësoi humbje në Inferno. Shqiponjat në finale do të kenë punë me Movistar Riders. Ky turne që po mbahet në Australi do të ndajë çmime në vlerë prej 100 mijë dollarëve. /Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS