Shqipëria U-21 fton për herë të parë Maldinin NULL NULL 05.10.2024 14:03 05.10.2024 14:03 Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Maldini Kacurri, ftohet nga Shqipëria U21 Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Armenisë më 15 tetor në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 18:00. Të hënën nis grumbullimi i kombëtares Shpresa për këtë sfidë, teksa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 23 lojtarët e ftuar për këtë takim. 11-të lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet jashtë vendit. Mes tyre është edhe Maldini Kacurri, i cili grumbullohet për herë të parë me U-21. 18-vjeçari shikohet si e ardhmja e mbrojtjes së klubit londinez, por jo vetëm. Gjithashtu, gjithë sytë janë nga ai edhe si yll i së ardhmes i kombëtares së Shqipërisë. Shtatlarti tashmë është paraqitur me ekipeve e moshave si Shqipëria U-17 dhe U-19, duke bërë paraqitje mjaft të mira, ndaj ka merituar dhe ftesën e Alban Bushit. Ai është bërë pjesë e ekipit të parë të Arsenalit këtë sezon. Pas fitores fantastike ndaj Zvicrës U-21 në transfertë, Shqipëria do të kërkojë triumfin e radhës në “Arena Kombëtare”.