Shqipëria heq tarifat doganore, Kosova jo (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 07.07.2022 20:23 nga Drin Demiri 07.07.2022 20:23 Mallrat kosovare tash mund të shkojnë më shpejt e më lirë në Shqipëri. Në vendimin ku përfshihen edhe prodhimet nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, qeveria shqiptare hoqi tarifat doganore, siç është ajo për parkimin e automjeteve dhe peshimit. Ekzekutivi kosovar nuk ka bërë të ditur, nëse do të bëjë një lehtësim të tillë për produktet nga Shqipëria, njofton Klan Kosova. Vendimi që Kosova po heziton ta marrë, do të mund të përmirësonte shkëmbimin tregtarë mes dy vendeve vëllazërore. Për periudhën janar – maj të këtij viti, Shqipëria shiti 132 milionë euro prodhime në Kosovë, kurse importoi 49 milion.