Shqipëria hedh tjetër hap të madh drejt anëtarësimit në BE NULL NULL 22.05.2025 20:14 22.05.2025 20:14 Shqipëria ka hedhur edhe një tjetër hap të madh drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sipas njoftimi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e Shqipërisë, janë hapur negociatat për tetë kapituj të rinj nga Grupimi 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, transmeton Klankosova.tv. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e përfaqësuar në Bruksel nga zëvëndësministrat Sokol Duma dhe Olta Manjani, udhëheq negociatat për dy kapituj kyç: Kapitulli 19 – Politika Sociale dhe Punësimi; Kapitulli 20 – Ndërmarrjet dhe Politika Industriale. “Këto fusha janë themelore për ndërtimin e një tregu modern dhe gjithëpërfshirës, ku zhvillimi ekonomik ecën paralel me mirëqenien sociale, mbrojtjen e punëtorëve dhe fuqizimin e sipërmarrjes. Një tjetër dëshmi e qartë e progresit të Shqipërisë dhe rolit udhëheqës të institucioneve tona në reformat që sjellin ndryshim të vërtetë për çdo qytetar”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj ministrie.