Shqipëria hap sot dhe 4 kapituj për integrimin, Rama nga Brukseli: Ritëm rekord NULL NULL 16.09.2025 07:55 16.09.2025 07:55 Sot në Bruksel do të mbahet Konferenca e 6-të ndërqeveritare me e Shqipërisë me BE për çështjen e integrimit. Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, Shqipëria pritet të hapë sot dhe 4 kapituj të tjerë të cilët i përkasin agjendës së gjelbër. Takimi do të drejtohet nga Marie Bjerre, ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, vend që mban presidencën e BE-së dhe kryeministri Edi Rama, i cili udhëtoi drejt Brukselit një ditë më parë, shkruan A2cnn, transmeton Klankosova.tv. Pak para takimit, kreu i qeverisë bëri me dije përmes rrjeteve sociale se në 11 muaj, Shqipëria ka hapur 24 kapituj, gjë që sipas tij është një rekord. “Me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.