Shqipëria gjobitet sërish nga UEFA NULL NULL 25.07.2024 11:42 25.07.2024 11:42 Qazim Laçi i Shqipërisë feston pas golit ndaj Kroacisë, 19 qershor, 2024. Foto | AP Shqipëria është gjobitur sërish nga UEFA. Kombëtarja “Kuq e Zi” u dënua me 30 mijë euro për “racizmin e shfrytëzuar në tribuna”. Skuadra e drejtuar nga Sylvinho, mori një ndalim me kusht për tifozët në ndeshjen e parë jashtë fushe për shkak të sjelljes raciste të tyre në ndeshjet kundër Kroacisë dhe Spanjës. Bashkë me kombëtaren shqiptare, nga shtëpia e futbollit evropian, u gjobitën edhe gjashtë vende të tjera. Kroacia u gjobit me 50 mijë euro dhe ndalim të tifozëve për ndeshjen e parë jashtë fushe për shkak të sjelljes raciste të tifozëve në ndeshjet kundër Spanjës, Shqipërisë dhe Italisë. Po ashtu, u gjobit edhe Serbia me 30 mijë euro dhe ndalim të tifozëve për ndeshjen e parë jashtë fushe për shkak të sjelljes raciste të tifozëve në ndeshjet kundër Anglisë, Sllovenisë dhe Danimarkës. Sllovenia u gjobit me 30 mijë euro dhe ndalim me kusht për tifozët në ndeshjen e parë jashtë fushe për shkak të sjelljes raciste të tifozëve në ndeshjet kundër Danimarkës, Anglisë dhe Portugalisë. Rumania u gjobit me 40 mijë euro dhe nuk do t’i ketë tifozët në ndeshjen e parë jashtë fushe shkaku i sjelljeve raciste të tyre kundër Ukrainës, Belgjikës dhe Holandës. Hungaria u gjobit me 30 mijë euro dhe ndalim me kusht për tifozët në ndeshjen e parë jashtë fushe për shkak të sjelljes raciste të tyre në ndeshjet kundër Gjermanisë dhe Skocisë. E pa u dënuar nuk shpëtoi as Austria, që mori një gjobë prej 20 mijë eurosh, dhe nuk do t’i ketë tifozët në ndeshjen e parë jashtë fushë shkaku i sjelljeve raciste ndaj Polonisë. Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kroacisë, janë në mesin e vendeve që u dënuan më së shumti gjatë “Euro 2024”, për shkak të sjelljeve të tifozëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.