Ftesa e Shqipërisë ndaj Serbisë në marrëveshjen ushtarake shkakton debat (VIDEO) NULL NULL 27.01.2026 12:46 27.01.2026 12:46 Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu ka deklaruar se Serbisë i është bërë ftesë nga vetë ai që t’i bashkohet marrëveshjes ushtarake, të nënshkruar nga Kosova dhe Kroacia. Lidhur me këtë, në “Kosova Today” gazetari nga Shqipëria, Flavio Qarri e quajti tradhti ndaj Kosovës këtë deklaratë, transmeton Klankosova.tv. “Pas çdo deklarate pseudo-patriote të Ramës dhe anëtarëve të qeverisë të tij fshihet një tradhti”, tha Qarri. Nga ana tjetër, opinionisti Frrok Çupi thotë se kjo aleancë edhe mund të jetë e pritshme. “Kjo është një iniciativë e rëndësishme, por jemi në kohën kur në Evropë po ndërtohen aleanca”, tha Çupi. Ndërkohë, analisti politik Azdren Shala tha se është i hapur gjithmonë për ndërtimin e urave të bashkëpunimit.