Shqipëria e fiton edhe miqësoren ndaj Azerbajxhanit, gati për EURO 2024 NULL NULL 07.06.2024 21:15 07.06.2024 21:15 Lojtarët kuqezi duke festuar golin ndaj Azerbajxhanit Shqipëria e ka fituar edhe miqësoren ndaj Azerbajxhanit përpara ndeshjeve të Euro 2024. Golin e parë e shënoi Nedim Bajrami nga distanca në minutën e 11-të të ndeshjes, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë. Ndërsa, goli i dytë erdhi vonë, tek në minutën e 81-të nga Rey Manaj, kurse gjashtë minuta më vonë Qazim Laçi trefishoi epërsinë për kuqezinjtë. Ndërsa, golin e nderit për Azerbajxhanin e shënoi Gurbanli në minutën e 91-të të takimit. Kjo ishte miqësorja e fundit e Shqipërisë përpara fillimit të ndeshjeve të Euro 2024.