Shqipëria e 63-ta në renditjen e OECD NULL NULL 13.05.2015 16:38 13.05.2015 16:38 Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) publikoi renditjen më të detajuar të kryer ndonjëherë në shkallë globale për sistemin arsimor fillor. Shqipëria radhitet e 63-ta nga 73 vende ku është kryer hulumtimi. Renditja është hartuar në bazë të studimit të lëndëve që marrin fëmijët deri në moshën 15-vjeçare. Në të theksohet se mirëarsimimi deri në moshën 15-vjeçare, siguron një rritje ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm në të ardhmen. Sipas studimit të OECD-së, nëse në vendin tonë sistemi arsimor do të jetë në gjendje që t’u ofrojë nxënësve nën 15 vjeç njohuritë bazë në fusha të caktuara, prodhimi kombëtar do të rritej me 926 përqind përgjatë 5-6 dekadave të ardhshme. “Arsimi është një parashikues i fuqishëm i mirëqënies dhe i asaj që një vend i caktuar do të prodhojë në të ardhmen në një periudhë afatgjatë. Politikat dhe praktikat e dobta në edukim u shkaktojnë në shumë vende rënie të vazhdueshme ose rritje të paqendrueshme ekonomike”- vlerëson OECD. Në krye të tabelës janë të vendosura katër vende aziatike, me Singaporin që udhëheq, ndjekur nga Hong-Kongu, Koreja e Jugut dhe Japonia, ndërkohë që në fund radhitet Omani dhe Gana. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025