Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëria dhe Italia finalizojnë marrëveshjen për njohjen e sigurimeve shoqërore

NULL NULL
04.02.2024 10:53
Flamuri i Shqipërisë dhe Italisë

Shqipëria dhe Italia do të finalizojnë të martën marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore.

Lajmi bëhet me dije nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, shkruan euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

“Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë nesër vizitën zyrtare gjatë së cilës do të firmosë marrëveshjen me homologun Tajani. Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

 

 

lajme të ngjashme