Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëri: Vdes një 43-vjeçar në Roskovec, ra në kontakt me rrymën

NULL NULL
14.09.2024 14:04
Foto ilustruese, ambulanca - Shqipëri
Foto ilustruese, ambulanca - Shqipëri

Nuk janë të rralla rastet në Shqipëri, për vdekjet të shkaktuara nga rryma.

Gjatë ditës së sotme, në Roskovec një 43-vjeçar ka ndërruar jetë, pikërisht pas rënies në kontakt me energjinë elektrike, transmeton Klankosova.tv.

“Rreth orës 12:15, në qendrën shëndetësore të Roskovecit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. B., rreth 43 vjeç, banues në Berat”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke kryer punime në banesën e shtetasit E. K., banues në fshatin Suk, Roskovec”.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

lajme të ngjashme