Shqipëri: Tetë raste të reja me COVID-19 NULL NULL 08.07.2021 18:03 08.07.2021 18:03 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tetë raste të reja me COVID-19 nga 2 mijë e 980 testime të kryera. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar dy pacientë, transmeton Klankosova.tv. Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë shënuar 132 mijë e 565 raste pozitive me COVID-19, janë shëruar 130 mijë e 37 pacientë, kanë humbur jetën 2 mijë e 456 njerëz nga virusi korona dhe vazhdojnë të mbesin edhe 72 raste aktive.