Shqipëri-Serbi: Ramë Lahaj nesër pushton “Arenën Kombëtare” me “Këngë e ligjërime” e “Për ty atdhe” NULL NULL 06.06.2025 17:17 06.06.2025 17:17 Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka njoftuar se tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, do të këndojë nesër në stadium në ndeshjen Shqipëri – Serbi. Balla bëri të ditur se Lahaj mes pjesëve do të këndojë këngët “Rrjedh në këngë e ligjërime” dhe “Për ty atdhe”. “Me za, me shpirt e zemër, me djemtë e Kombëtares kuq e zi, sot, nesër e përherë! FSHF ka ftuar Ramë Lahaj të këndojë në pushimin e ndeshjes ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’, ‘Për ty atdhe’”, shkroi Balla, transmeton Klankosova.tv. Ndeshja Shqipëri – Serbi do të luhet nesër nga ora 20:45 në “Arenën Kombëtare” dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Klan Kosova.