Shqipëri: Raportohet se është dorëhequr komandanti i Gardës së Republikës NULL NULL 03.06.2025 22:05 03.06.2025 22:05 Dorëhiqet nga detyra Komandanti i Gardës së Republikës. Burime informojnë për ReportTv se Ermal Onuzi e ka dorëzuar dorëheqjen vetëm 9 muaj pasi u emërua në këtë detyrë. Motivacioni dhe shkaqet e këtij largimi nuk dihen ende. Onuzi u emërua në këtë detyrë më 10 shtator të vitit 2024. Ai zëvendësoi në detyrë ish-drejtorin e Gardës, Gramos Sako, që e mbajti postin për 10 vite. Për pak kohë i komanduar qëndroi në detyrë edhe Sami Kuti. /ReportTV