Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqipëri, mot me vranësira dhe me diell

NULL NULL
18.10.2020 08:19

Në Shqipëri sot do të ketë mot me vranësira dhe me diell po në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 18°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 21°C.

Era do të fryejë në drejtim Perëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, por që herë pas here do të ketë reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04°C deri në 13°C dhe në zonat e ulëta nga 06°C në 15°C, shkruan tch.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.