Shqipëri-Kosovë, gjuhëtarët: Të mbrojmë standardin si në 1982-shin NULL NULL 21.10.2015 17:22 21.10.2015 17:22 Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare dhe Instituti Albanologjik i Prishtinës organizojnë sot një takim shkencor për njohjen e veprimtarisë së Institutit Albanologjik dhe për paraqitjen e revistës “Gjuha shqipe” 2015 (3 numra). Veprimtaria po mbahet në sallën e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Revista “Gjuha shqipe” për të cilën janë mbledhur sot në Tiranë gjuhëtarët e të dy trevave e nisi rrugëtimin e saj më1982, një vit i vështirë për Kosovën dhe për marrëdhëniet e Shqipërisë me të pas demonstratave të vitit 1981 me zhvillimet dramatike që i pasuan. “Ajo erdhi në bibliotekën albanologjike si simotra kosovare e revistës “Gjuha jonë”, që nisi të botohej këtu nga Akademia e Shkencave më 1981. Si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovë ishin fuqizuar një varg faktorësh, si zgjerimi i funksioneve të gjuhës standarde dhe ngritja e prestigjit shoqëror të saj, shtimi i shkollave e i arsimtarëve, zgjerimi i shtypit dhe shtimi i botimeve të shumënduarshme, shtimi i radhëve të hulumtuesve në fushën e gjuhësisë”, shprehet gjuhëtari i njohur Emil Lafe. Ai rrëfen se në atë kohë krahas revistave shkencore të cilat u drejtoheshin kryesisht specialistëve, u vendos të fillonte botimi edhe i ndonjë reviste tjetër, që të çonte më drejtpërdrejt te rrethet e të interesuarve arritjet e gjuhësisë normative dhe, nga ana tjetër, të sillte shqetësimet dhe problemet e zbatimit të gjuhës standarde në praktikë. Sipas profesor Lafes që përfaqëson Shoqatën e gjuhësisë shqiptare në këtë takim, botimi i të dyja revistave ka qenë domosdoshmëri. Ai është shprehur se “realizimit të domosdoshmërisë ia kanë hapur rrugën njerëzit me vizion dhe me zemër të madhe. I tillë ishte profesori ynë i paharruar Eqrem Çabej”. Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë: http://shqiptarja.com/kulture/2730/shqip-ri-kosov–gjuh-tar-t-t–mbrojm–standardin-si-n–1982-shin-322621.html