Shqipëri: Kapet 37-vjeçari duke transportuar ilegalisht emigrantë palestinezë NULL NULL 06.06.2025 14:25 06.06.2025 14:25 Policia në Shqipëri ka arrestuar 37-vjeçarin nga Tirana me inicialet D. B., i cili raportohet se ishte duke transportuar emigrantë nga Palestina, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Elbasan, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit, tre emigrantë nga Palestina. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe dy celularë, ndërsa materialet procedurale i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.