Shqipëri: Gjashtë të vdekur dhe 942 raste të reja me COVID-19 NULL NULL 16.09.2021 17:04 16.09.2021 17:04 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 942 raste të reja. Gjithashtu, në njoftimin e kësaj ministrie bëhet e ditur se gjatë 24 orëve janë shëruar 832 pacientë teksa janë bërë 5 mijë e 723 testime ditore, transmeton Klankosova.tv. Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë regjistruar 160 mijë e 365 raste pozitive, janë shëruar 144 mijë e 954 pacientë, kanë vdekur 2 mijë e 563 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 12 mijë e 848 raste aktive. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier 05/07/2025