Shqipëri: 13 viktima dhe 737 raste të reja me COVID-19

Shqipëri: 13 viktima dhe 737 raste të reja me COVID-19

NULL NULL
4 ditë më parë

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit 13 pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 470 testime të bëra 737 raste kanë rezultuar pozitive me SARS COV2, transmeton Klan Kosova

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 396 raste në Tiranë, 54 raste në Fier, 45 raste në Kavajë, 34 raste në Elbasan, 32 raste në Durrës, 31 raste në Korçë, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Pogradec, 16 raste në Librazhd, 10 raste në Kukës, nëntë raste në Kuçovë, gjashtë raste në Tepelenë, Malësi e Madhe, katër raste në Berat, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, tre raste në Kurbin, Delvinë, Peqin, dy raste në Pukë, nga një rast në Shkodër dhe Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 414 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15 mijë e 469 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në tre spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, pesë pacientë janë të intubuar.