Shqetësim te Anglia, Bellingham hetohet nga UEFA NULL NULL 01.07.2024 17:44 01.07.2024 17:44 ude Bellingham i Anglisë feston golin e parë të ekipit të tij me shokun e skuadrës Harry Kane. Fotografia: Michael Regan/UEFA/Getty Images Trajneri i Anglisë Gareth Southgate, përveçse do ta ketë në kokë hartimin e strategjisë për t’u përballur me Zvicrën, atij duket se do t’i shtohet edhe një gajle tjetër. UEFA ka njoftuar se ka nisur një hetim ndaj Jude Bellingham, pasi një gjesti të bërë në ndeshjen kundër Sllovakisë. Andaj shtëpia evropiane e futbollit përmes një deklarate ka bërë të ditur se hetimet kanë të bëjnë në lidhje me shkeljen e rregullave bazë të sjelljes së futbollistit. Ngjarja ndodhi pasi Bellingham e realizoi golin e barazimit në minutat shtesë duke ia mundësuar barazimin Anglisë, e më pas Harry Kane e realizoi edhe golin e fitores, që ia mundësoi “Tre luanëve” kalimin në çerekfinale. E tani Southgate, do të mund të ketë telashe pasi 21-vjeçari rrezikon ta humbasë ndeshjen kundër Zvicrës, që zhvillohet të shtunën e ardhshme. Jude Bellingham ka shënuar dy gola për Anglinë në “EURO 2024”, duke përfshirë golin e tij të fitores kundër Serbisë në hapjen e turneut. Ndikimi i tij ka qenë i madh për “Tre Luanët” në Gjermani pas një sezoni të suksesshëm tek Real Madridi sezonin e kaluar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.