Shprehje brilante të ikonës Helmut Schmidt NULL NULL 10.11.2015 21:00 10.11.2015 21:00 Disa nga shprehjet më brilante të ish- kancelarit të Gjermanisë, Helmut Schmidt i cili ka ndërruar jetë në moshën 96 vjeçare mund t’i gjeni këtu. Të tilla mund të ju shërbejnë gjatë zhvillimit të jetës suaj: -Ndershmëria nuk kërkon që ju të thoni çdo gjë që mendoni. Ndershmëria kërkon që të mos thoni atë që nuk e mendoni. -Ritmi i kërmillit është ritëm normal në demokraci. -Politikanët dhe gazetarët ndajnë fatin, që flasin sot për gjëra, që i kuptojnë plotësisht vetëm nesër. -Ata që nuk studiojnë të shkuarën, do i përsërisin gabimet e saj. Kush e studion, do gjejë mënyra të tjera për të gabuar. -Kredibiliteti i politikanëve nuk ka qenë kurrë më i ulët se sot. Kjo vjen për shkak të një shoqërie, e cila sheh vetëm televizor. Politikanët flasin gjëra sipërfaqësore nëpër talkshow, për shkak se mendojnë se kryesore është që të të dalë fytyra diku. -Unë e di që gjermanëve nuk do u shkojnë gjërat mirë nëse vendeve të tjera europiane u shkojnë gjërat keq. -BE-ja nuk ka qenë kurrë e qeverisshme. -Pa fuqinë energjike të Amerikës, pa solidaritetin e saj moral, sot nuk do kishte një Bashkim Europian. -Samitet nuk lëvizin gjëra të mëdha, por pengojnë gjëra të këqija. -Kush i merr me të keq kritikat, ka diçka për të fshehur. -Një njeri, që nuk e ka përjetuar dashurinë, nuk është rritur kurrë, nuk ka rëndësi nëse është 18 apo 36 vjeç. -Nga mosha 30 vjeç e sipër, secili është përgjegjës për karakterin e tij. -Më mërzisin njerëzit që më hanë kohën duke folur. Ka shumë njerëz që flasin shumë. -Karakteri provohet në kriza. -Për mua, ndërgjegjia mbetet autoriteti më i lartë. -Kur bëni një gabim, duhet të pyesni menjëherë nëse duhet ta pranoni atë. Për fat të keq kjo shihet si dobësi. -Kujtdo që kërkon të bëhet kryeministër, i duhet kërkuar që të tregojë përpara popullit të vërtetën e hidhur. -Si lider i një vendi, duhet të pranosh se njerëzit mund të mos të votojnë. -Politikanët duhet të jenë shembull në fushën e tyre, por jo në të gjitha fushat e jetës. Kjo është shumë. -Nuk kam telefon celular. Edhe nëse do kisha, nuk do e përdorja. -Kemi nevojë për vullnet. Dhe për cigare.