Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpjegimi interesant i ministres Hajdari për rritje-uljen e çmimeve (VIDEO)

NULL NULL
nga Drin Demiri 13.07.2022 20:49

Blerja e një buke, në disa furra, kushton më shtrenjtë se në të tjerat. Me çmime më të larta, produktet esenciale i shesin edhe disa markete.

Kjo situatë tash do të jetë në llupën e grupit punues të Ministrisë së Tregtisë. Ai do të analizojë masat ligjore që mund të merren për këto produkte.

Rënia e çmimit të furnizimit, në disa raste nuk e uli atë të shitjes.

Kundër abuzimit me çmime u shprehën edhe nga shoqata e mullisëve.

Bashkim Zejnullahu tha se ka furnizim të mjaftueshëm me grurë. U përmend edhe një shifër, që për një çast qiti në kundërshtim dy folësit e konferencës.

Shifrat e sakta të mbjelljeve, Zejnullahu tha se mund t’i japin pas përfundimit të korrje-shirjeve.

Megjithatë, ai pranoi se sivjet, rendimenti në disa regjione ka qenë më i ulët se vjet.

 

lajme të ngjashme