Shpëtohet në San Diego kojota me kokë të ngulur në kovë NULL NULL 25.01.2024 18:50 25.01.2024 18:50 Shoqëria Humane e San Diegos erdhi në shpëtimin e një kojote të gjetur me një kovë të mbërthyer mbi kokë në një fushë të përmbytur e të mbushur me mbeturina. SDHS tha se oficerët e saj të Zbatimit të Ligjit u thirrën për të shpëtuar atë që fillimisht besohej se ishte një qen i ngecur në fushën e përmbytur dhe shpëtimtarët e San Diegos u kontaktuan për ndihmë për të arritur kafshën me varkë. Qeni, i cili kishte një kovë plastike të ngulur mbi kokë, doli të ishte një kojotë. Kafsha u dërgua në Qendrën e Kafshëve të Egra Bahde, ku veterinerët e qetësuan dhe ia hoqën kovën. “Ne shpresojmë që kjo kojotë e mitur do të jetë në gjendje të shërohet dhe të kthehet në natyrë së shpejti”, tha zëdhënësja e shoqërisë humane Nina Thompson në një njoftim për shtyp.