Shpëtim Bajoku e ‘tmerron’ boksierin serb NULL NULL 27.09.2023 16:38 27.09.2023 16:38 Boksieri nga Kosova Shpëtim Bajoku, e ka mposhtur boksierin serb Semir Aliçiq. Lufta u zhvillua në kuadër të Kamionatit Ballkanik që po mbahet në Albena të Bullgarisë. Bajoku fitoi bindshëm, pasi ishte më i mirë në tre raundet. Meçi u zhvillua në kategorinë deri në 67 kilogramë. “Pasi gjyqtari i ringut shpalli Bajokun fitues, boksieri serb bëri veprim antisportiv. Ai nuk ia zgjati dorën boksierit të Kosovës”, njofton Federata e Boksit të Kosovës përcjell Klankosova.tv Të dy e kishin pasur edhe një luftë në qershor në një turne në Kumanovë. Edhe atëherë fitorja i kishte takuar boksierit kosovar.