Shpërthimi në zyrën e Postës në Zveçan, pamje nga vendi i ngjarjes (FOTO) NULL NULL 01.04.2025 12:05 01.04.2025 12:05 Një granatë dore ka shpërthyer brenda objektit të Postës së Kosovës në Zveçan pak pas mesnatës të martën. Policia bëri të ditur se një tjetër granatë e kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar. Nga ky shpërthim nuk ka ndonjë të lënduar, përpos që ka kaluar me dëme materiale. Klan Kosova ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Siç shihet në fotografi tek objekti i Postës numër dy atje, shihen edhe xhama të thyer. Po ashtu te fotot shihet edhe një guri që dyshohet të jetë përdorur për t’i thyer xhamat.