Shpërthimi në veri, Lista Serbe: I qëllimshëm për të arsyetuar praninë e forcave speciale NULL NULL 03.07.2023 10:15 03.07.2023 10:15 Lista Serbe përmes një reagimi në Facebook e ka dënuar shpërthimin e mbrëmshëm që ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut. Sipas këtij subjekti politik, ky sulm është bërë qëllimisht për të arsyetuar praninë e shtuar të forcave speciale të armatosura dhe automjeteve të blinduara, raporton Klankosova.tv. “Jemi të bindur se kjo është bërë qëllimisht për të arsyetuar praninë e shtuar të forcave speciale të armatosura dhe automjeteve të blinduara që mbrëmë pas këtij incidenti kanë qenë në rrugët e Mitrovicës së Kosovës dhe kanë frikësuar qytetarët tanë”, thuhet në reagimin e Listës Serbe. “Hedhja e fishekzjarrëve apo mjeteve të ngjashme piroteknike nuk është krim në vetvete, por ajo që na shqetëson është se falsifikimi i incidenteve të tilla synon të krijojë alibi për praninë e forcave speciale të Kurtit në mjediset serbe, dhe represionin e vazhdueshëm ndaj popullit tonë, si dhe arrestime të pabaza”, ka thënë tutje ky subjekt politik. “Njoftojmë opinionin se edhe në rastin e gjoja zbulimit të armëve në automjet dhe bombave të supozuara të hedhura në godinën e komunës, është interesant fakti se kjo bombë shokuese është hedhur edhe në zonën që prej javësh nën kontroll të plotë të njësive speciale të oborrit”, thuhet më tej në komunikatën e LS-së. Lisa Serbe ka përsëritur kërkesën drejtuar KFOR-it dhe EULEX-it që të forcojnë praninë e tyre në veri të Kosovës, veçanërisht në Mitrovicë për të parandaluar këto incidente. Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm. Shpërthim në Mitrovicë të Veriut, s’ka dëme Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO. klankosova.tv