Shpërthimi masiv në kampin e refugjatëve në Jabalia, raportohet për shumë viktima NULL NULL 31.10.2023 18:41 31.10.2023 18:41 Një shpërthim i madh në një kamp refugjatësh në Jabalia ka shkaktuar shumë viktima, sipas autoriteteve atje. Autoritetet e kontrolluara nga Hamasi fajësuan Forcat e Mbrojtjes të Izraelit për shpërthimin. IDF nuk iu përgjigj menjëherë një pyetjeje të CNN në lidhje me shpërthimin, transmeton Klan Kosova. Ministria e Brendshme në Gaza raportoi se “20 shtëpi u shkatërruan plotësisht nga bombardimet izraelite që synonin një lagje banimi në Jabalia”, një kamp refugjatësh me popullsi të dendur. Drejtori i spitalit indonezian të Gazës, Atef al-Kahlout, tha për CNN se “qindra” njerëz të vdekur dhe të plagosur u dërguan në spital. “Shumë janë ende nën rrënoja,” shtoi ai. “Ajo që shihni është një skenë që askush nuk mund ta imagjinojë: të plagosur, trupa të djegur me qindra”, tha Dr. Mohammad alRann i spitalit indonezian, një nga më të mëdhenjtë në Gaza, i cili pranoi shumë nga viktimat nga sulmi. “Pacientët dhe të plagosurit janë në dysheme, shtretër, korridore dhe ambientet e pritjes”.