Shpërthimi i rrezikshëm, shpëtojnë mrekullisht minatorët e Trepçës (VIDEO) NULL NULL 17.01.2024 20:13 17.01.2024 20:13 Pastrimi i gypave të ujit në horizontin e XI, gati sa nuk u mori jetën të hënën në mesditë. Dy minatorë, njëri 37 e tjetri 42 vjeç, janë në mesin e 12 minatorëve që mbetën të lënduar në minierën e Trepçës në Stantërg, 10 nga të cilët u lëshuan për në shtëpi pasdite, raporton Klan Kosova. Kjo kur bidoni me acid sulfurik shpërtheu e lëngu që rrodhi ra në kontakt me trupat e punonjësve. Dyshja u punësua rishtazi në ndërmarrje, ndërsa po marrin trajtim në Klinikën Oftamologjike në Spitalin e Mitrovicës. Edhe pse me lëndime në sy, ata janë jashtë rrezikut për jetë. Të dy i vizitoi pasdite edhe zëvendësministri i Ekonomisë Getoar Mjeku, që pret rikthimin sa më të shpjetë të tyre pranë kolegëve, e kjo avari uron të jetë e fundit. Heronjtë e nëntokës i vizitoi edhe shefi i ri i gjigantit metalurgjik Bashkim Kurti. Ani se akoma s`e ka marrë zyrtarisht detyrën, ky u zotua për më shumë siguri në minierë. Të lënduarit e tjerë i vizitoi gjatë ditës edhe i pari i Mitrovicës, Bedri Hamza.