Shpërthimi i gazit në Nairobi vret dy persona, lëndon më shumë se 220 NULL NULL 02.02.2024 08:05 02.02.2024 08:05 Njerëzit duke u larguar nga zjarri, foto: BBC Një shpërthim i madh gazi në kryeqytetin kenian, Nairobi, ka vrarë të paktën dy persona dhe ka lënduar të paktën 222. Një kamion që transportonte gaz shpërtheu në rrethin Embakasi rreth orës 23:30, “duke krijuar një top të madh zjarri”, tha një zëdhënës i qeverisë. Banesat, bizneset dhe makinat u dëmtuan, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv Më herët, qeveria kishte thënë se shpërthimi ndodhi në një fabrikë gazi. Shkaku është ende duke u përcaktuar. Zjarri raportohet se është përhapur edhe në disa komplekse apartamentesh. Dëshmitarët i thanë mediave lokale se kishin ndjerë dridhje menjëherë pas shpërthimit. Në mesin e të lënduarve janë të paktën 25 fëmijë, raporton gazeta Standard.