Shpërthim me tritol në Tiranë NULL NULL 02.04.2025 09:16 02.04.2025 09:16 Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pak pas mesnate në Tiranë. Sipas burimeve për A2 CNN, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35 minuta, në zonën e njohur si Bregu i Lumit. Lënda plasëse është vendosur shumë pranë një restoranti dhe në derën e banesës së Tonin Qafa. Për pasojë është dëmtuar porta e shtëpisë së tij si dhe disa mjete të parkuara aty pranë, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Policia është duke hetuar jo vetëm për identifikimin e autorëve por edhe për të përcaktuar se kush ishte objektiv, restoranti apo banesa.