Shpërthim epidemik në anijen me 1822 pasagjerë, disa prej tyre në gjendje të keqe NULL NULL 20.11.2024 17:11 20.11.2024 17:11 Anija “Coral Princess” e Princess Cruises është goditur nga një shpërthim norovirusi gjatë një udhëtimi 31-ditor nga Singapori në Los Angeles. Nga 1822 pasagjerë, 55 prej tyre dhe 15 anëtarë të ekuipazhit u sëmurën, transmeton klankosova.tv. CDC konfirmoi se shkaktar ishte norovirusi, me simptoma kryesore diarre dhe të vjella. Pas shpërthimit të virusit sipas daily mail, kompania rriti masat e pastrimit dhe grumbulloi mostra për analiza. Anija arriti në Los Angeles më 17 nëntor dhe vazhdoi udhëtimin për në Fort Lauderdale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.