Shpërthim afër Ujmanit, dëmtohen dy vetura NULL NULL 21.07.2024 15:10 21.07.2024 15:10 Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv. Dy vetura janë dëmtuar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur sot në afërsi të Liqenit të Ujmanit. Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Veton Elshani, zëvendësdrejtor rajonal i policisë për veriun. Elshani bëri të ditur se nga ky rast nuk ka të lënduar. “Rrethanat se si ka ardhë deri të shpërthimi nuk dihen, policia është duke u marrë me rastin”, tha ai për Klankosova.tv