Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpërthen zjarri në një restorant në Çeki, vdesin gjashtë persona

NULL NULL
12.01.2025 12:14
Foto nga Yahoo
Foto nga Yahoo

Një zjarr masiv shpërtheu në një restorant në Most të Çekisë, ku si pasojë mbetën të vdekur gjashtë persona, thanë shërbimet e urgjencës të dielën.

“Zjarri u përhap jashtëzakonisht shpejt pasi një ngrohës me gaz u rrëzua”, postoi shërbimi lokal i zjarrfikësve në X.

Tetë persona u plagosën nga shpërthimi që ndodhi vonë të shtunën në mbrëmje, dhe 30 persona u evakuuan nga restoranti dhe ndërtesat përreth, tha shërbimi çek i shpëtimit, shkruan 18 news, transmeton Klankosova.tv.

Radioja Çeke raportoi se rreth 20 të ftuar ishin në restorant në momentin e shpërthimit.

lajme të ngjashme