Shpërthen zjarri në Fabrikën e Plastikës në Parkun e Biznesit në Drenas NULL NULL 11.03.2024 12:12 11.03.2024 12:12 Foto: Korroticë, Drenas Fabrika e Plastikës në Parkun e Biznesit në Korroticë të Drenasit sot është përfshirë nga flakët. Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë. “Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit”. “Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti. /Klankosova.tv