Shpërthen zjarr si pasojë e përçuesve të rrymës në Vushtrri, digjet një restorant NULL NULL 17.08.2024 09:40 17.08.2024 09:40 Foto ilustruese Në Sllakoc të Vushtrrisë, si pasojë e përçuesve të rrymës ka shpërthyer zjarr. Ankuesi, ka raportuar në polici se nga zjarri është djegur një restorant prej drurit, përcjell Klankosova.tv. “Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se si pasojë e përçuesve te rrymës ka shpërthyer një zjarr ku si pasojë është djegur restoranti prej drurit. Njësitë e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.