Shpërthen një gyp në Prishtinë, disa zona mbesin pa ujë deri në mëngjes NULL NULL 04.04.2020 22:27 04.04.2020 22:27 Para pak çastesh ka ndodhur një pëlcitje e gypit të ujit në mes të asfaltit në rrugën” Hasan Remniku” në Prishtinë. KRU “Prishtina” thotë se ekipet e mirëmbajtjes menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë qenë të detyruar të ndërpresin furnizimin me ujë të pijshëm për shkak të rrjedhjes së madhe të ujit, njofton Klan Kosova. Pa furnizim me ujë të pijshëm janë rruga” Hasan Remniku” me zonat përreth. Për shkak të natyrës së defektit ekipet do merren me sanim mëngjesin e ditës së nesërme. “Ju kërkojmë mirëkuptim konsumatorëve të zonës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025