Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpërthen bombola e gazit në Fushë Krujë, lëndohen nënë e bir

NULL NULL
24.01.2024 23:10
Autoambulanca në Shqipëri
Foto ilustruese: Autoambulanca në Shqipëri

Një bombol gazi ka shpërthyer për shkak të një defekti dhe si pasojë ka rënë zjarr në një banesë në Fushë Krujë të Shqipërisë.

Mësohet se janë lënduar nënë e bir, të cilët janë dërguar menjëherë në spital, raporton ABC News.

“Më datë 24.01.2024, në lagjen ‘Punëtori’, në Fushë Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombolën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi 28 vjeç, dhe nëna e tij, shtetasja 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

lajme të ngjashme