Shpend Ahmeti uron festën e Kurban Bajramit NULL NULL 31.07.2020 10:51 31.07.2020 10:51 Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit. Ahmeti ka thënë se për shkak të situatës me pandeminë, këtë vit festat po i presim e festojmë në kushte e rrethana krejt të tjera, njofton Klan Kosova. “Pavarësisht kësaj, Prishtina tregoi se jemi një, jemi shpi për krejt dhe se askush nuk do të mbetet në harresë dhe vetëm në Prishtinën tonë! Kështu #bashkë do të e tejkalojmë edhe këtë sfidë”. “Ju uroj shëndet, mirëqenie e lumturi në familjet e juaja”. klankosova.tv